Plani i Rusisë për Aleppon ka nevojë për përmirësim

Amerika

Plani i Rusisë për Aleppon ka nevojë për përmirësim

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:07
Aleppo

Plani humanitar i Rusisë për 300 mijë civilë që kanë mbetur në qytetin e rrethuar sirian të Aleppos duhet të përmirësohet, ka thënë sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Ai ka sugjeruar se Moska duhet ta konsiderojë mundësinë e dorëzimit të përgjegjësisë për çfarëdo evakuimi te Kombet e Bashkuara, raporton Reuters.

“Me sa e di unë, rusët janë të hapur për përmirësime të mëdha”, u ka thënë ai gazetarëve.

Ai shtoi se ekspertët e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare e dinë se çka duhet bërë dhe e kanë përvojën e duhur për raste të këtilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat