Virusi Zika: Rastet në Florida të SHBA-së transmetohen përmes mushkonjave

Amerika

Virusi Zika: Rastet në Florida të SHBA-së transmetohen përmes mushkonjave

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:01
Ilustrim

Guvernatori i Floridës thotë se shteti ka rastet e para të virusit Zika që transmetohen përmes mushkonjave në tokën e SHBA-së, transmeton KosovaPress.

Guvernatori Rick Scott, tha të premten se mushkonjat që janë testuar nuk kanë rezultate pozitive për virusin. Por ai thotë se një grua dhe tre burra në Miami-Dade dhe Broward me gjasa që kanë marrë sëmundjen përmes pickimit të mushkonjave.

Më shumë se 1.650 infeksione të virusit Zika janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, por katër pacientët në Florida do të jenë të parët që nuk do të lejohen të udhëtojnë jashtë kontinentit.

Scott thotë se zyrtarët për shëndet besojnë se infektimet kanë ndodhur në një zonë të vogël afër veriut të qendrës së qytetit të Majamit.

Virusi Zika kryesisht shpërndahet përmes pickimeve të mushkonjave. Në shumicën e njerëzve virusi shkakton vetëm sëmundje të ngadalshme, por infektimi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëmtime të trurit për fetusin apo fëmijën në bark.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat