Të shtëna me armë në Uashington: 3 të vrarë, 1 i plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në Uashington: 3 të vrarë, 1 i plagosur

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:51
Ilustrim

(E plotësuar) - 3 persona janë qëlluar për vdekje dhe një është plagosur pas disa të shtënave në një festë në qytetin e Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në festën që po zhvillohej në lagjen Chennault në Seattle, ndodheshin të paktën 20 persona.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor për ngjarjen dhe gjithashtu informon se ka gjetur armën e krimit.

Sipas dëshmitarëve festa po zhvillohej mes disa të rinjsh të shkollave të mesme dhe kolegjeve, ndërkohë që prindërit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të marrë fëmijët e tyre.

***

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në Mukilteo, Uashington, ndërsa një i dyshuar është dërguar në paraburgim, njoftojnë zyrtarët e qytetit.

Ata kanë shkruar në Twitter se me pikëllim njoftojnë se kanë ndodhur tri fatalitete në lagjen Chennault, raporton AP.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për të shtënat apo të dyshuarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat