SHBA-ja ngushëllon familjet e viktimave nga përmbytjet

Amerika

SHBA-ja ngushëllon familjet e viktimave nga përmbytjet

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 14:25
Pamje nga përmbytjet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngushëlluar familjet e viktimave, të cilët humbën jetën në përmbytjet tragjike të së shtunës.

Në një takim me gazetarët, drejtoresha e qendrës për media në Departamentin Amerikan të Shtetit Elizabet Trudo, tha se të gjitha lutjet janë drejtuar për Maqedoninë në kohën kur humbjet dhe dëmet janë shumë të mëdha.

“Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllime të gjithë atyre që pësuan në përmbytjet e fundit në Maqedoni. Mendjet dhe lutjet tona janë me popullin e Maqedonisë, në kohën kur vendi është në pikëllim për shkak të humbjes së njerëzve dhe në kohën kur po ballafaqohet me dëme shumë të mëdha”, deklaroi Elizabet Trudo, Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat