Vajza e Ronald Regan-it dënon komentet e Donald Trump-it për ‘vrasjen’ e Hillaryt

Amerika

Vajza e Ronald Regan-it dënon komentet e Donald Trump-it për ‘vrasjen’ e Hillaryt

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 17:24
Patti Davis

Në një publikim në ‘Facebook’, vajza e Regan-it, Patti Davis, shkroi që komenti i tij mbi ‘amendamentin e dytë’, do të nxis votuesit që i pëlqejnë armët të ‘bëjnë’ diçka rreth rivales së tij Hillary Clinton.

Babai i Patti Davis mbijetoi në një atentat në vitin 1981.

Vajza e ish presidentit Ronald Regan që i mbijetoi atentatit për vrasjen e tij, ka kritikuar Donald Trump-in për nxitje të dhunës në tubimet e tij, shkruan The Independent.

Në një publikim në ‘Facebook’, vajza e Regan-it, Patti Davis, shkroi që komenti i tij mbi ‘amendamentin e dytë’, do të nxis votuesit që i pëlqejnë armët të ‘bëjnë’ diçka rreth rivales së tij Hillary Clinton.

“Po zotëri Trump fjalët kanë rëndësi. Por ti e di këtë, gjë që e bën këtë edhe më tmerruese”.

Fjalimi i tij i fundit kontrovers ishte të këshillonte që mënyra e vetme për të ndalur rivalen demokratike Hillary Clinton nga zgjedhja e Gjykatës Supreme do të ishte ta qëllojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat