Rrëmbehet në restorant djali i “El Kapo”, Lordit të drogës meksikane

Amerika

Rrëmbehet në restorant djali i “El Kapo”, Lordit të drogës meksikane

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:16
Pamje nga arrestimi i El Kapos

Paraditen e së hënës, shtatë persona të armatosur sulmuan restorantin  më të madh në plazhin turistik të Puerto Vallartas dhe rrëmbyen 6 anëtarë të bandës më të frikshme të drogës në Meksikë

29-vjeçari Jesus Alfredo Guzman, i biri i “El Kapo”, Lordit të drogës meksikane, ishte në mesin e gjashtë njerëzve të rrëmbyer, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm Eduardo Almaguer në një konferencë shtypi të martën.

Kapo Guzman, i cili është në burg, udhëhoqi kartelin e drogës  “Sinaloa”për vite me rradhë.

Ai kërkohet nga ana e SHBA nën akuzat e trafikut të drogës.

“CNN” raporton se, rrëmbimi është goditja e fundit që i vuri shqelmin përpjekjeve të Guzman për të ruajtur dominimin kartelit të drogë së “Sinaloa”, mes sfidave në rajon nga karteli rival.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat