Trump: Klinton më parë punëson një refugjat, se një afrikano-amerikan

Amerika

Trump: Klinton më parë punëson një refugjat, se një afrikano-amerikan

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 09:08
Kandidati republikan për president, Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka bërë thirrje votuesve afrikano-amerikan, që ta votojnë atë, duke ju thënë “Çfarë keni për të humbur?

Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump tha se afrikano-amerikanët, po jetojnë në varfëri dhe nuk kanë shkolla të mira.

Ai premtoi se do të angazhohet në këtë pikë, ku demokratët kishin dështuar.

“Nëse ju votoni sërish të njëjtit njerëz, atëherë do të vazhdoni me të njëjtin rezultat”, tha Trump.

Më tej, Trump tha se kundërshtarja e tij nga radhët e demokratëve, më parë do t’i ofronte punë një refugjati, sesa një të riu me ngjyrë, që është pa punë, për të cilët thotë se janë shndërruar në refugjatë në vendin e tyre.

Lidhur me këto komente, kundërshtarja e tij, Hillary Klinton tha se injoranca e Trumpit është tronditëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat