Presidenti meksikan vjedh temën e diplomës

Amerika

Presidenti meksikan vjedh temën e diplomës

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 15:52
Enrique Pena Nieto

Gazetarët në Meksikë kanë akuzuar presidentin Enrique Pena Nieto për plagjiaturë. Një video në web faqen e lajmeve Aristegui Noticias, dyshon se pothuajse 29 përqind e temës së tij mbi ligjin të vitit 1991, janë marrë nga autorë të tjerë pa i cituar ata, shkruan BBC.

Një zëdhënës i Qeverisë tha që presidenti ka kryer ‘gabime në stilin e shkrimit’ kur ai dështoi në citimin e burimeve, por mohoi plagjiaturën.

Pena Nieto diplomoi në Universitetin privat të Meksikës ‘Panamericana’.

Sipas raportit, 197 prej 682 paragrafëve në temën e diplomës së Pena Nieto-së, ishin kopjuar nga autorë duke filluar prej historianit meksikan Enrique Krauze deri te akademikja e universitetit ‘New Mexico’ Linda Hall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat