Studimi: Donald Trump, psikopat më i madh se Hitleri

Amerika

Studimi: Donald Trump, psikopat më i madh se Hitleri

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:38
Donald Trump

Kandidati i republikanëve për president të SHBA-ve, Donald Trump, ka më shumë tipare të psikopatit se Adolf Hitler, sipas një studimi të ri, shkruan The Independent.

Duke përdorur një vegël standarde, Dr. Kevin Dutton i Universitetit të Oksfordit listoi kandidatët për president dhe një varg figurash historike.

Trump listohet i 171, që arrin dy pikë më shumë se Adolf Hitleri, pasi ekspertët dhanë sugjerimet e tyre në reagimet e individëve pas pyetjeve të shumta.

Sadda Hussein kryesonte listën, me 189 pikë, përderisa  kandidatja për presidente, Hillary Clinton arriti 152 pikë, duke e vendosur atë në krye të 20 përqindëshit.

Metoda, e njohur si Lista e Rishikimit të Personaliteteve Psikopate (PPI-R), shënon kandidatët në bazë të tetë tipareve, duke përfshirë guxim, imunitetin e stresit dhe gjakftohtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat