Obama viziton Louisianan e goditur nga vërshimet

Amerika

Obama viziton Louisianan e goditur nga vërshimet

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 21:32
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka arritur në Baton Rouge, kryeqytetin e shtetit federal të Louisianes për të shikuar nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet që morën jetën e 13 personave.

Vërshimet detyruan mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Obama është përshëndetur në aeroportin e Baton Rougit nga guvernatori i Louisianes, John Bel Edwards dhe zyrtarë të tjerë që përfaqësojnë këtë shtet.

Ai ka vizituar disa lagje në Louisianën jugore që janë goditur ashpër nga vërshimet ku niveli i ujit kishte arritur deri në mbi 50 centimetra.

Derisa ka folur para mediave, Presidenti Obama ndër të tjera ka treguar se 100 mijë banorë të kësaj zone kanë aplikuar për asistencë federale.

Vërshimet kanë dëmtuar mbi 60 mijë shtëpi ndërsa kanë detyruar banorët e tyre që të vendosen nëpër strehimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat