Biden shpreson që Guantanamo të mbyllet gjatë mandatit të Obamës

Amerika

Biden shpreson që Guantanamo të mbyllet gjatë mandatit të Obamës

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 16:23
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se pret që burgu ushtarak Guantanamo Bay në Kubë të mbyllet para se shefi i tij, presidenti Barack  Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janarin e vitit të ardhshëm.

“Këto janë shpresat dhe pritjet e mia”, tha Biden në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Suedi, thanë zyrtarët.

Obama në muajin shkurt të këtij viti pati deklaruar se nuk dëshiron që t`ia lërë Guantanamon pasardhësit të tij në postin e të parit të Amerikës, raporton Reuters.

Ai vuri në dukje se qendra e paraburgimit dëmton  sigurinë kombëtare dhe se ajo duhet të mbyllet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat