Ish-guvernatorja e Alaskës Sarah Palin ka paralajmëruar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për zhgënjimin masiv në vend nëse ai çon përpara planin e tij pë të deportuar emigrantët e paligjshem.
Kandidati republikan për president ka sinjalizuar se do të zbutë planin e tij të emigracionit, i cili ishte një ndër pikat qendrore të fushatës së tij gjatë zgjedhjeve primare. Në vend të 11 milionë personave që jetojnë ilegalisht në SHBA, tashmë ai thotë se do të deportojë vetëm kriminelët dhe personat me precedent kriminal. Mbështetja e zonjës Palin ndaj Trump në janar u konsiderua si një grusht shteti. Ashtu si në në garën me John McCain në vitin 2008 ajo tregon se posedon një fuqi të rrallë në Partinë Republikane.
Por, të premten në një prononcim për Ëall Street Journal ajo tha se verimet e paqëndrueshme mund të rezultojnë në “zhgënjim masiv”.
Biznesmeni nga Nju Jorku shënoi një fitore befasuese në fillim të garës së primareve me një gjuhë të ashpër ndaj emigrantëve, vecanërisht ndaj meksikaneve duke i quajtur ata kriminele dhe përdhunues. Madje ai tha se do të ndërtojë një mur me Meksikën, teksa kritikat nuk munguan as nga brenda partisë.
Por aktualisht ai ka bërë disa hapa pas, duke u shprehur se nuk do të ndante familjet, fëmijet nga prindërit për të gjithë ata që kanë jetuar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demokratja Hillary Clinton ka hedhur poshtë politikën e tij të re si një “një përpjekje të dëshpëruar për të fituar votat, ndërsa zoti Bush quajti të neveritshëm ndryshimin e Trump.