SHBA mirëpret "pauzën" në luftimet turko-kurde

Amerika

SHBA mirëpret "pauzën" në luftimet turko-kurde

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 08:13
Tanket turke duke hyrë në Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur pauzën në luftime midis Turqisë dhe forcave kurde në veri të Sirisë, duke u bërë thirrje atyre që të përqendrohen në luftën kundër grupit militant Shtetit Islamik (IS).

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, koloneli John Thomas, tha se marrëveshja midis tyre është e lëkundshme, porse shpreson se do të "ngurtësohet".

Forcat turke kanë sulmuar luftëtarët kurdë, prejse kanë nisur ofensivën në Siri, javën e kaluar.

Turqia është alarmuar nga rritja e pushtetit të forcave kurde, të cilat janë dëshmuar si aleatë të fortë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.

"Kemi marrë garanci se palët do të ndalojnë të sulmojnë njëra-tjetrën dhe do të fokusohen në kërcënimin nga Shteti Islamik", tha John Thomas nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat