Trump në Meksikë, por jo "i mirëseardhur"

Amerika

Trump në Meksikë, por jo "i mirëseardhur"

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 16:24
Donald Trump

Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto, u përball me kritika të shumta nga meksikanët, pas vendimit për ta pritur të mërkurën në takim, kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

Trump gjatë fushatës së tij ka shfaqur gjuhë të urrejtjes ndaj meksikanëve, duke thënë se ata janë dhunues dhe kriminelë.

Ish zonja e parë, Margarita Zavala, përmes një postimi në Tëitter, i është drejtuar Trump me fjalët “Edhe pse je i ftuar, ne duam të të njoftojmë se nuk je i mirëseardhur. Ne kemi dinjitet dhe e refuzojmë gjuhën tuaj të urrejtjes”, thuhet në postim.

Të paktën dy protesta janë planifikuar në Mexico City dhe pranë zyrës së Nietos për të kundërshtuar ardhjen e Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat