Klinton: ISIS lutet që Trump të bëhet president i Amerikës

Amerika

Klinton: ISIS lutet që Trump të bëhet president i Amerikës

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:07
Hillary Klinton

Hillary  Klinton u përpiq të sigurojë izraelitët se ajo do të jetë një aleate më e fortë se rivali i saj DonaldTrump, me pretendimin se grupi militant “Shteti Islamik” është duke u lutur që Trump të fitojë presidencën, shkruan DailyMail.

“Ata po thonë: ‘Të lutem Allah. Bëje Trumpin president të Amerikës’, tha ajo në një intervistë në Israeli Channel 2.

Kandidatja demokratike kishte në shenjë komentet kritike të Trumpit rreth myslimanëve, duke thënë se ai ka luajtur me duart e mbështetësve të ISIS-it.

Ajo i referohej një eseje të shkruar nga Matt Olsen, ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare Antiterrorizëm, i cili ka treguar se duke e bërë fenë myslimane një çështje fushate, Trumpi u ka dhënë xhihadistëve një dhuratë të madhe, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat