Obama siguron 650 milionë dollarë për refugjatët

Amerika

Obama siguron 650 milionë dollarë për refugjatët

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 14:59
Barack Obama

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se 51 kompani kanë ofruar 650 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët në botë.

Korporatat e mëdha si Facebook, Twitter, MasterCard, Johnson & Johnson dhe disa kompani të tjera kanë premtuar se do të ofrojnë ndihmë për arsim, punësim dhe shërbime financiare për 6.3 milionë refugjatë në 20 vende të botës.

Ndihma vjen pas takimit të presidentit amerikan Barack Obama me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe udhëheqësit e Kanadasë, Jordanisë, Meksikës, Suedisë, Gjermanisë dhe Etiopisë, në New York.

Obama tha se pret ndihmë konkrete në kohën kur bota është përfshirë nga kriza më e madhe e migrimit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Besohet se 65 milionë njerëz në botë kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të persekutimit dhe konflikteve të armatosura, në kërkim të azilit për një jetë më të mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat