Kthehet normaliteti në shkollat e ishullit kanadez pas kërcënimit me bombë

Amerika

Kthehet normaliteti në shkollat e ishullit kanadez pas kërcënimit me bombë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Më shumë se 19 mijë nxënës u evakuuan sot nga shkollat e ishullit të vogël kanadez “Prince Edward” pasi policia mori një lajm për kërcënim me bombë në disa shkolla.

Tani policia njofton se pas kontrolleve nëpër shkolla nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Policia kanadeze njoftoi se kërcënimin e kishte marrë përmes faksit të mërkurën në mëngjes dhe se shkollat ishin njoftuar për evakuim brenda 10 minutave.

“Nuk është gjetur asgjë mjet i dyshimtë kërcënues. Të gjithë janë të sigurt,” policia ka thënë për gazetarët lokalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat