Obama dhe Netanyahu diskutojnë për kolonitë izraelite

Amerika

Obama dhe Netanyahu diskutojnë për kolonitë izraelite

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 21:00
Barack Obama e Benjamin Netanyahu

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të diskutojë lidhur me kolonitë izraelite në takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

“Administrata e Obamës është e shqetësuar lidhur me aktivitetin e vazhdueshëm të kolonive dhe efektet e saj mbi qëndrueshmërinë e mundshme të një shteti palestinez”, tha zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes.

Takimi bilateral në Nju Jork para samitit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me gjasë i fundit mes liderëve ndërkohë që Obama është ende në Shtëpinë e Bardhë, vjen në pas prishjes së marrëdhënieve midis vendeve që kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2015.

Netanyahu deklaroi se “ka në plan të  falënderojë personalisht Obamën për ndihmën e madhe dhe të rëndësishme të dhënë për sigurinë e shtetit hebre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat