Numri i njerëzve të vrarë në Burlington arriti në pesë

Amerika

Numri i njerëzve të vrarë në Burlington arriti në pesë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 09:46
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) - Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se ka vdekur një person i cili ishte plagosur në mënyrë kritike gjatë të shtënave në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël.

Tash numri i të vrarëve arriti në pesë vetë, pasi një sulmues i armatosur i kishte vrarë edhe katër femra në këtë qendër tregtare.

Duke u shprehur për numrin e të vrarëve në qendrën, Cascade Mall, në Burlington, zëdhënësi i policisë shtetërore në Uashington, Mark Francis, tha:

“Katër femra vdiqën brenda shitores Macy’s, ndërsa një mashkull në qendrën mjekësore Harborview”.

Mëtutje, ai theksoi se autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, por “nuk ka indikacione specifike se ku është ai” dhe ka shtuar se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit.

Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në dyqanin Macy’s në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr.

Sipas këtij rrjeti, bizneset e afërta ishin evakuuar.

Raporti citon policinë se sulmi në Burlington nuk ishte akt terrori

 Autoritetet amerikane thonë se katër femra janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në veri të qytetit Sietël, ndërsa një mashkull është i plagosur në mënyrë kritike.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë pas orës 19:30, sipas kohës lokale, në qytetin Burlington, që është afro 100 kilometra në veri të Sietlit.

Zëdhënësi i policisë shtetërore të Uashingtonit, Mark Francis, tha se policia ishte në kërkim të një personi hispanik, i veshur me rroba të zeza dhe i armatosur, i cili së fundit ishte parë duke u larguar nga qendra kah një autostradë.

Rrjeti NBC News e ka cituar policinë e Uashingtonit që ka thënë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

Rrjeti KOMO News në Sietël i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se sulmuesi kishte hyrë në qyqanin Macy’s në qendrën, Cascade Mall, dhe kishte hapur zjarr.

Sipas këtij rrjeti, bizneset e afërta ishin evakuuar.

Katër të vrarë në një qendër tregtare në SHBA

Vrasësi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes pak para se aty të shkonin policia.

Sipas njoftimeve të para të policisë  besohet se është parë duke u drejtuar për tek kyçja në autostradën shtetërore numër 5.

Motivi që ka çuar drejt vrasjes së grave ende mbetet i panjohur.

Image

Katër të vrarë në një qendër tregtare në SHBA

Katër persona mbetën të vrarë të premtën në Seattle të Uashingtonit. Personi që hapi zjarr në qendrën tregtare “Cascade ” la të vdekur katër persona dhe një të plagosur rëndë.

Policia ka bërë të ditur se dorasi është në arrati. Ata kanë thënë se janë në kërkim të personit që e bëri krimin i cili kishte të veshura rroba me ngjyrë të hirtë.

Katër personat që u vranë të premtën janë femra, ndërsa i plagosuri është i gjinisë mashkullore. Viktimat u qëlluan në sektorin e  kozmetikës.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë treguar se dorasi ka shtënë shtatë-tetë herë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat