Obama përuron muzeun e parë afro-amerikan

Amerika

Obama përuron muzeun e parë afro-amerikan

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 19:29
Barack Obama

Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara, hapi zyrtarisht muzeun e parë afro-amerikan, në Uashington.

Në fjalën e tij, Obama u shpreh se muzeu i ri do të tregojë një histori të Amerikës si asnjëherë më parë.

Muzeu, me vlerë 540 milionë dollarë, është projektuar nga arkitekti britanik David Adjaye. Si Obama ashtu dhe parardhësi i tij në postin e presidentit George W. Bush ishin të pranishëm në përurimin e tij.

Ka qenë pikërisht Bush, që në vitin 2003 nënshkroi ligjin që i hapte rrugë ndërtimit të muzeut. Ai dhe bashkëshortja e tij Laura iu drejtuan turmës me një fjalim, që pasoi me këngën e Stevie Wonder, “Where is our love”, shkruan Top Channel.

Nga ana e tij, Obama theksoi se, muzeu i ri duhet të edukojë amerikanët mbi historinë e tensioneve racore, të verifikuara së fundmi në mbarë Shtetet e Bashkuara.

“Si popull, me të drejtë kemi kaluar nëpër historitë e gjigandëve që e ndërtuan këtë vend. Por shpesh herë, me dashje apo pa dashje, kemi zgjedhur të mbulojmë ose të injorojmë eksperiencën e miliona njerëzve të tjerë”, tha Obama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat