Trump: Jeruzalemi kryeqytet vetëm i izraelitëve, mohon palestinezët

Amerika

Trump: Jeruzalemi kryeqytet vetëm i izraelitëve, mohon palestinezët

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 07:01
Trump dhe Netanjahu

Gjatë takimi privat që zgjati një orë në Manhattans Trump Tower, mes kandidatit republikan për president Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu u fol për çështje të hapura mes dy vendeve.

Nëse do zgjidhet president Trumpi atëherë ky i fundit premtoi kryeministrin izraelit se do njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e plotë të Izraelit.

Jeruzalemi u pushtua tërësisht nga Izraeli gjatë Luftës gjashtë ditore 1967. Prej atëherë ai njihet nga Izraeli si pjesë e saj, ndërsa Palestina quan kryeqytet të vetin Jeruzalemin lindor. SHBA dhe shumica e vendeve perëndimore kanë kritikuar më parë kolonitë izraelite që po ndërtohen në Jeruzalemin lindor duke theksuar se kjo nuk i shërben paqes në Lindjes e Mesme.

Netanjahu po në të njëjtën ditë shpreson të takojë edhe kandidaten demokrate, Hillary Clinton./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat