DiCaprio do të takohet me Obamën për ndryshimet klimatike

Amerika

DiCaprio do të takohet me Obamën për ndryshimet klimatike

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 13:47
Barack Obama, Leonardo DiCaprio

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio do të ketë një takim me presidentin amerikan, Barack Obama.

Të dy do të takohen në Shtëpinë e Bardhë derisa kjo e fundit ka njoftuar se të dy do të diskutojnë lidhur me ndryshimet klimatike.

Kjo ngjarje mban emrin “South By South Lawn” ndërsa do të mbahet më 3 tetor dhe do të transmetohet në gjithë botën.

Ndryshe kjo ngjarje nga Shtëpia e Bardhë është cilësuar si një festival i Shtëpisë së Bardhë për ide, art dhe aksion.

Shkencëtari që studion ndryshimet klimatike, Dr. Katharine Hayhoe do të jetë së bashku në takim me presidentin Obama dhe aktorin DiCaprio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat