Debati i parë televiziv Trump-Clinton pret rekord shikuesish deri në 100 milionë

Amerika

Debati i parë televiziv Trump-Clinton pret rekord shikuesish deri në 100 milionë

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 21:13
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Landidati republikan presidencial, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton do të përballen sot në debatin e parë televiziv presidencial, që pritet të jetë më i shikuari në historinë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Parashikohet që ky debat të tërheqë rreth 100 milionë shikues.

Debati 90-minutësh në universitetin “Hofstra” në Long Island të Nju Jorkut është i pari nga tre debatet e planifikuara dhe është një nga shanset e fundit për dy kandidatët që të ndikojnë tek votuesit para zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Një sondazh i botuar sot nga Bloomberg-u tregoi diferencën në nivel kombëtar, ku dy  kandidatët marrin 46 për qind të votuesve të mundshëm.

Debati do të moderohet nga gazetari i NBC, Lester Holt, ku ky i fundit do të ngrejë pyetje lidhur me drejtimin e vendit, ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat