Carter e akuzon Rusinë për rritje të ushtrimeve atomike

Amerika

Carter e akuzon Rusinë për rritje të ushtrimeve atomike

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 11:21
Ashton Carter gjatë një konference me gazetarë në Pentagon më 29 gusht të këtij viti

Rusia duket se ka më tepër gatishmëri për të vendosur armatime atomike sot se sa gjatë Luftës së Ftohtë, tha mbrëmë vonë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter.

Mëtutje, duke folur në një bazë ajrore ushtarake në Dakotën Vriore, ai e ka akuzuar Moskën për “frikësim atomik”, derisa ndërmerr më tepër ushtrime atomike dhe angazhohet në më tepër retorikë të zëshme bërthamore.

“Është fakt i sigurt se përdorimi më i mundshëm i armatimit atomik sot nuk është këmbimi bërthamor masiv i tipit të Luftës së Ftohtë, por kthimi jo i mençur në sulme më të vogla por të tmerrshme dhe të paprecedente, për shembull nga Rusia ose Koreja Veriore”, tha Ashton Carter.

Ai, po ashtu, ka shprehur shqetësim për ecjen e Rusisë kah shqyrtimi i përgjithshëm i sistemeve të armatimit atomik, bile edhe derisa sekretari Carter ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do të ecin përpara me ndërtimin e gjeneratës së re të armatimit atomik, me çmim prej më tepër se 100 miliardë dollarë. Ashton Carter konsideron se forcimi atomik rus i “shtron pyetjet serioze për përkushtimin e liderëve të saj për stabilitetin strategjik, qëndrimin e tyre për marrëveshjet e krijuara afatgjata kundër përdorimit të armatimit atomik dhe nëse ata e respektojnë kujdesin e thellë që e kanë treguar liderët e periudhës së Luftës së Ftohtë, sa i përketë kërcënimit nga armatimi bërthamor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat