Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut i kujton “makthin” Hillary Clintonit

Amerika

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut i kujton “makthin” Hillary Clintonit

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 20:32
Rudi Giuliani

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Giuliani, ka sulmuar familjen Clinton pas debatit të parë presidencial.

Republikani Giuliani, përkrahës i Donald Trump, i ka rikujtuar Bill Clinton skandalin seksual me Monica Lewinsky.

“Donald Trump është një njeri i ndershëm dhe është shumë xhentëlmen për të sulmuar me ngjarje të tilla, por unë nuk kam ndërmend ta bëj. Nëse do të isha në vend të Trump, në debatin përballë Hillary Clinton, nuk do rrija pa i përmendur Monica Lewinsky-n, dashnoren e Bill Clinton”, tha Giuliani.

“Bill bëri qejf me të sa desh, dhe më pas e trajtuan si një person me të meta mendore, kur në fakt Monica ishte një asistente e tij”, tha ish-kryebashkiaku.

Giuliani vijoi sulmin e tij duke thënë se Bill Clinton turpëroi SHBA-në me atë që bëri në Zyrën Ovale.

“Më e keqja nuk është se ai kreu seks me atë, por më pas edhe e sulmoi dhe denigroi rëndë”, tha Giuliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat