Një i vdekur, tre të plagosur nga sulmi në shkollën fillore

Amerika

Një i vdekur, tre të plagosur nga sulmi në shkollën fillore

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Të paktën tre persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut.

Një adoleshent i dyshuar për kryerjen e aktit është arrestuar pas të shtënave në shkollën Townville.

Associated Press raportoi se dy fëmijë dhe një i rritur janë plagosur nga të shtënat.

Mjeku ligjor tha se një njeri kishte vdekur në afërsi të shkollës dhe vdekja me shumë mundësi është e lidhur me incidentin në shkollë.

Nga mediat lokale raportohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 2 të mesditës, e megjithatë nuk është konfirmuar tamam numri i saktë i të plagosurve.

Sulm me armë në një shkollë, dyshohet për të vdekur dhe të plagosur

Një sulm i armatosur ka ndodhur në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut, SHBA.

Fox News raporton se Policia është njoftuar se në shkollën fillore Townville SC pasditen e sotme është informuar për një situatë emergjente.

Greenville News raportoinse dy fëmijë u plagosën dhe një njeri u gjet i vdekur në afërsi të shkollës. Një i dyshuar thuhet se është arrestuar .

Megjithatë zyrtarët e qarkut nuk kanë dhënë ende asnjë informacion shtesë .

Shkolla fillore Townville ka 286 fëmijë nga kopshti deri në klasën e 6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat