Mbështetja e rrallë për Hillary Clinton: Thyhet tabuja 125-vjeçare

Amerika

Mbështetja e rrallë për Hillary Clinton: Thyhet tabuja 125-vjeçare

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:49
Hillary Clinton

Kjo fushatë presidenciale në Amerikë ka parë të ndodhin gjëra nga më të çuditshmet dhe politikanë që kanë dalë jashtë radhëve politike.

Por veç tyre, edhe shumë media me peshë kanë ndryshuar drejtim 180 gradë me të kaluarën duke mbështetur kandidatin e rivalit të tyre.

I tillë është edhe rasti i “Arizona Republic”, gazeta më e madhe në shtetin e Arizonas.

Ata kanë dalë me një editorial në mbështetje të kandidates demokratike Hillary Clinton, një gjë që nuk ndodhte që prej vitit të largët 1890, kur kjo gazetë u themelua.

Në gjithë historinë e saj, “Arizona Republic” ka mbështetur gjithmonë kandidatët republikanë, dhe asnjëherë ata demokratë.

Por duket se Donald Trump nuk është lloji i kandidatit që ata duan të mbështesin.

Në një editorial mjaft pasionant, gazeta thekson se Trump është i papërshtatshëm për të qenë president dhe mbështet hapur Hillary Clinton.

“Paaftësia e Trump për të kontrolluar veten ose të kontrollohet nga të tjerët përfaqëson një kërcënim real për sigurinë kombëtare. Megjithë përpjekjet e tij të fundit për të qenë brenda kornizës, paraqitjet e tij nuk të japin siguri. Trump do të komandojë arsenalin tonë bërthamore. Si mund ta bëjë ai këtë kur nuk kontrollon as retorikën e tij?!”, shkruan gazeta.

Natyrisht që Clinton do jetë tejet e lumtur nga kjo mbështetje.

https://www.yahoo.com/news/arizona-republic-endorses-hillary-clinton-130844433.html

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat