Bëri seks me të dashurin e vajzës, dënohet me 15 vite burg

Amerika

Bëri seks me të dashurin e vajzës, dënohet me 15 vite burg

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 17:09
Kathy Tompa

U dënua me 15 vite burg një nënë e cila ngacmoi seksualisht të dashurin e vajzës së saj adoleshente, deri sa bëri seks me të.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në shënjestrën e Kathy Tompa, ishte vënë i dashuri 15- vjeçar i vajzës së saj, të cilin e mashtroi fillimisht duke i thënë se do i mësonte një lojë se si të joshte të bijën.

Heather Dunn, prokurore e kontest së Forsyth, tregoi në gjykatë këtë të premte pak para dhënies së vendimit se si Kathy, joshi adoleshentin deri sa shkoi me të.

Marsin e kaluar Tompa u arrestua nga policia, por u la e lirë më pas për mungesë provash. Në fakt gruaja ka bërë gjithçka për t’i fshehur ato.

Prindërit e djalit siç shkruan noa.al, kishin vënë re se diçka nuk shkonte pasi notat e tij ishin përkeqësuar ndjeshëm, ashtu sikundër edhe mënyra e sjelljes. Kështu që i morën telefonin, kompjuterin e çdo pajisje elektronike, deri kur zbuluan chatin e të riut me gruan, duke e akuzuar atë.

Raporti mes tyre zgjati për gjashtë muaj dhe gruaja i kishte dhuruar djaloshit një smartphone ku kishte instaluar Facebook dhe Snapchat për të komunikuar, shkruan Express.

“Mesazhet e para u zbuluan dhjetorin e kaluar, kur ajo mësonte si të luante me të bijën, si ta joshte, si t’i hiqte këmishën dhe ta prekte”, tha prokurorja.

Më pas duke përfituar nga mungesa e të shoqit, Kathy e ftoi të riun në shtëpi për të bërë seks me të.

Prokurorja Dunn, pretendon se Tompa i është nënshtruar edhe një ndërhyrje për të rritur gjinjtë, në mënyrë që ta mbante të riun pas vetes.

Nëna e djalit deklaroi se, “I vodhi fëmijërinë tim biri. Jam e inatosur me të dhe me veten time”.

Tashmë adoleshenti po ndjek një terapi psikologjike, ndërsa familja u transferua nga zona ku jetonin, për shkak të poshtërimeve me të cilat përballeshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat