A do të mundet SHBA-ja t’i dërgojë astronautët në planetin Mars me 2030?

Amerika

A do të mundet SHBA-ja t’i dërgojë astronautët në planetin Mars me 2030?

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:36
Barack Obama

Presidenti Obama ka shkruar një ese në faqen e CNN, ku tregon për dërgimin e njerëzve në Mars me 2030.

Në një ese të publikuar në faqen e CNN, presidenti Obama përsërit thirrjen e tij për astronautët amerikanë që ta vizitojnë planetin Mars, përcjell nytimes.com

“Ne kemi vendosur një objektiv të qartë për kapitullin tjetër të historisë së Amerikës në hapësirë: duke i dërguar njerëzit në Mars në vitin 2030 dhe duke i kthyer me sukses ata në tokë, me qëllimin që një ditë ata të qëndrojnë për një kohë më të gjatë”, ka shkruar ai.

Plani nuk është i ri: Presidenti ka shpalosur të njejtin qëllim me 2010 gjatë një fjalimi në Qendrën e Hapësirës të NASA’s në Floridë.

Për dekadën e ardhshme, zyrtarët në bordin e stacionit të hapësirës kanë shtuar se teknologjitë e reja do të lëvizin në një tjetër fazë dhe do të testohen mes hapësirës Tokë-Hënë.

Megjithatë, në këtë aspekt ka shumë sfida.Këtu janë disa përgjigje të pyetjeve më të kërkuara.

A është i mundur udhëtimi në Mars?
Po. Për dekada me radhë, misioni i njerëzve për të shkuar në Mars ka kaluar nëpër vështirësi të shumta, por ai gjithsesi mund të bëhet, për shkak të kohës dhe të hollave të mjaftueshme si dhe gatishmërisë së astronautëve për t’ju nënshtruar rreziqeve të udhëtimit.

Atëherë pse nuk jemi ende atje?
Në këtë artikull, presidenti Obama e ka cituar John Noble Wilfword, reporterin e New York Times, i cili shkruajti lajmet për uljen e Apollo’s në vitin 1960 dhe 1970. Marsi u shndërrua në imagjinatë “me një forcë më të fuqishme se graviteti”, shkruajti Wilford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat