Një personazh fiktiv në mbrojtje të femrave në OKB

Amerika

Një personazh fiktiv në mbrojtje të femrave në OKB

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:32
Foto

Ambasadorja e re e OKB-së për Fuqizimin e Grave dhe Vajzave vjen nga bota e imagjinatës. “Wonder Woman”, një personazh i trilluar, do të “betohet” zyrtarisht në zyrat e Nju Jorkut më 21 tetor si ambasadore, ku do të përfaqësohet natyrisht nga Diane Nelson, presidente e kompanisë “DC Entertainment”.

Në ceremoni do të jenë të ftuara edhe të gjitha aktoret që e kanë interpretuar “Wonder Woman”-in në filma. Supergruaja me fuqi të mbinatyrshme u krijua nga William Moulton Marston në vitin 1941, në një kohë që gratë heroina ishin të rralla.

Personazhi, që nga ajo kohë shfaqet në shumë filma të animuar, seriale televizive dhe filma për ekranin e madh. “Wonder Woman”, një amazonë e maskuar si Diana Prince, infermiere në ushtri, thirret për të shpëtuar shoqëritë në rrezik.

Ajo do të jetë imazhi i një fushate, që kërkon qasje dhe të drejta të barabarta për gratë dhe vajzat në të gjithë botën, në arsimim, shërbim shëndetësor, punësim dhe përfaqësim politik e vendimmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat