Dy tornado godasin veriperëndimin e Uashingtonit, priten stuhitë të tjera

Amerika

Dy tornado godasin veriperëndimin e Uashingtonit, priten stuhitë të tjera

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:09
Tornado në Uashington

Dy tornado kanë goditur Oregonin ,në veriperëndim të Uashingtonit duke detyruar autoritetet të organizonin misione shpëtimi për 46 njerëz. 

Ato dëmtuan 30 shtëpi dhe pamjet e para tregojnë pemë të shkulura, shtylla elektrike të  rrëzuara dhe çati të shkatërruara.

Stuhia edhe më të forta janë parashikuar të shtunën dhe Seattle raportohet se do të jetë një objektiv i mundshëm.

Rojet bregdetare shpëtuan 40 të rinj dhe gjashtë të rritur pranë liqenit Crescent, Washington, thotë CNN.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka konfirmuar se dy tornadot zbritën poshtë në qytetet në veriperëndim të Oregonit në zonën bregdetare.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat