25 të mitur vdesin pas një përleshje në një burg në Brazil

Amerika

25 të mitur vdesin pas një përleshje në një burg në Brazil

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:19
Ilustrim

Të paktën 25 të mitur janë vrarë në përleshjet në mes dy grupeve rivale në një burg të mbipopulluar në veri të Brazilit.

Siç raportojnë mediat e atjeshme incidenti ka ndodhur në Boa Vista gjatë orarit të vizitave.

Raportohet se shtatë të vdekurve u është këputur koka, ndërsa gjashtë të tjerë janë djegur për vdekje.
Të burgosurit u tha se kanë qenë të pajisur me thika dhe shkopinj druri.

Në këtë burg u raportua se qëndrojnë shumë më tepër të burgosur se që janë kapacitetet e burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat