I vihet flaka zyrës së republikanëve në Karolinën Veriore

Amerika

I vihet flaka zyrës së republikanëve në Karolinën Veriore

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:33
Ilustrim

Një shtab lokal parazgjedhor i Partisë Republikane në Hisbro, në Orinxh Kaunti në Karolinën Veriore është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Një shishe me lëng djegës është hedhur përmes dritares së ndërtesës, njoftuan autoritetet lokale.

Njëkohësisht dikush në ndërtesn që u përket republikanëve ka shkruar me prej: “Republikanë nazistë, lëshoni qytetet përndryshe keq u shkruhet".

Koordinatori i republikanëve të këtij shteti federal Dallas Udhaus deklaroi se askush nuk ka pësuar, por se janë dërguar paralajmërime për rritjen e sigurisë në të gjitha zyrat partiake.

Kandidati i republikanëve për president amerikan Donald Tramp, ka akuzuar rivalen e tij, Hillary Klinton për djegien e zyrës në Karolinën Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat