Trump: Do të takohesha me Putinin para inaugurimit

Amerika

Trump: Do të takohesha me Putinin para inaugurimit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 08:52
Donald Trump gjatë një fushate të tij

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se nëse zgjedhet do ta shqyrtonte mundësinë e takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, para inaugurimit në janar të vitit të ardhshëm.

Këto komente të zotit Trump të bëra mbrëmë vonë në një intervistë për një radio, ishin të fundit që kanë tërhequr vërejtjen për afinitetin e tij ndaj liderit rus, qeveria e të cilit është akuzuar për përzierje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

“Problemi është se Putin nuk ka aspak respekt për Obamën”, i tha Trump moderatorit të radios, Michael Savage, dhe ka shtuar se “nëse fitoj më 8 nëntor, mund ta shoh vetveten në takimin me Putinin para fillimit të administratës sime”.

Rivale e Donald Trumpit në zgjedhjet më 8 nëntor është kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat