Shefi i Policisë në SHBA kërkon falje për padrejtësitë ndaj afro-amerikanëve

Amerika

Shefi i Policisë në SHBA kërkon falje për padrejtësitë ndaj afro-amerikanëve

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:28
Ilustrim

Kryetari i organizatës më të madhe policore amerikane, Terens Kaningem kërkoi falje sot për shkak të sjelljes së keqe të policisë ndaj afro-amerikanëve në SHBA.

Ai në San Diego në konferencën vjetore të Asoacionit ndërkombëtar të shefave të policive, e cila përfaqëson më shumë se dhjetëra mijë policë mbarë botën, theksoi se policia gjatë historisë ka qenë simbol i represionit gjatë zbatimit të ligjeve, që ka kontribuar për legalizim të diskriminimit dhe uljes së të drejtave themelore.

"Padrejtësisë në të kaluarën kanë krijuar mosbesim mes afro-amerikanëve dhe policisë. Shoqata policore ndërkombëtare pranon dhe kërkon falje për këto aksione", theksoi Kaningem, duke shtuar se policët e sotëm nuk duhet të akuzohen për të kaluarën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat