Obama kritikon masat e kursimit të BE-­së

Amerika

Obama kritikon masat e kursimit të BE-­së

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:27
Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama i lavdëroi "vizionet e Mateo Rencit", në prag të vizitës zyrtare të kryeministrit italian në Uashington, me ç'rast e kritikoi politikën e Bashkimit Evropian për përkufizimin e buxheteve shtetërore.

"Jam i bindur se masat për kursim sollën ngadalësimin e rritjes ekonomike në Evropë. Ajo politikë solli deri në stagnimin disavjeçar dhe rritjen e papunësisë në disa vende. Për këtë arsye, besoj në vizionin dhe reformat ambicioze të kryeministrit Renci, të cilat për të janë shumë të rëndësishme. Renci e pranon nevojën për investim të domosdoshëm për rritje të qëndrueshme dhe hapjen e vendeve të punës", theksoi Obama në intervistën para takimit.

Reformat e Rencit, megjithatë, deri më tani nuk kishin sukses që ta shtojnë rritjen e vendit i cili vazhdimisht është në linjën tatëpjetë, por vetëm popullaritetin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat