Obama – Donald Trumpit: Mjaft u qave më

Amerika

Obama – Donald Trumpit: Mjaft u qave më

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:51
Obama- Trumpi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka thënë të nominuarit republikan për president, Donald Trumpit, që të mos qahet më, si dhe e ka hedhur poshtë pohimin e Trumpit se zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm do të jenë të manipuluara.

Ai ka thënë se tentimi i Trumpit për t’i diskredituar zgjedhjet para se ato të mbahen madje, është e paprecedent për një kandidat për president të SHBA-së.

Trump është duke u përballur me rënie të popullaritetit në sondazhe, si dhe me akuza për sulme seksuale ndaj grave.

Biznesmeni i shndërruar në politikan ka pohuar se zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit do të jenë absolutisht të manipuluara në favor të kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat