Evakuohen pasagjerët nga aeroporti “London City”, pas shpërthimit të një zjarri

Amerika

Evakuohen pasagjerët nga aeroporti “London City”, pas shpërthimit të një zjarri

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:44
Foto

Është evakuuar stafi dhe pasagjerët nga Aeroporti i Londrës, pas shpërthimit të një zjarri.

Në fillim është dyshuar për një sulm të mundshëm terrorist, por që më vonë është vërtetuar se ka qenë një incident.

Qindra pasagjerë dhe stafit u urdhëruan të largohen nga terminali pasditen e sotme.

Shumë njerëz janë grumbulluar në turma duke pritur në pistën e aeroportit se çka do të ndodhë.

Ndërsa një zëdhënës i Policisë ka thënë se Aerporti ‘London City’ është përfshirë nga një zjarr për shkak të një incidenti që ka ndodhur, raportojnë mediat angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat