Trump: Nëse fiton Clinton, konflikti në Siri do përfundojë me Luftën e Tretë Botërore

Amerika

Trump: Nëse fiton Clinton, konflikti në Siri do përfundojë me Luftën e Tretë Botërore

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 tetor 2016 Në ora: 22:57
Donald Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka njoftuar për një skenar drastik nëse fiton konkurrentja e tij, Hillary Clinton.

“Konflikti sirian do përfundojë me Luftën e Tretë Botërore, nëse presidente zgjidhet Hillary Clinton” tha ai për Reuters, shkruan botasot.info.

Kjo mbështetur mbi faktin se Clinton kërkon një zonë ajrore ndalim fluturimi në Siri, aty ku fluturojnë aeroplanët rusë. “Kjo do sjellte luftë me ushtrinë e tyre.”

Mes tjerash ai kërkoi që në Siri të fokusohet në luftën kundër ISIS dhe jo kundër Bashar al Assadit.

Sipas anketave Donald Trump është akoma larg Hillary Clintonit, megjithatë diferenca është ngushtuar ditëve të fundit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat