Siguri maksimale në New York natën e zgjedhjeve presidenciale

Amerika

Siguri maksimale në New York natën e zgjedhjeve presidenciale

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Dy kandidatët për presidentë të Shteteve të Bashkuara, Hillari Klinton dhe Donald Tramp, do të jenë në Nju-Jork natën e zgjedhjeve dhe autoritetet policore po përgatiten t’u ofrojnë atyre sigurinë e duhur. Qyteti vetë është i mbushur plot, me pjesëmarrës të maratonës së Nju-Jorkut, mbështetës të kandidatëve dhe grupet që presin rezultatin e zgjedhjeve. E gjithë kjo vjen ndërsa mësohet se agjencitë e zbulimit kanë kapur sinjale për një rrezik të mundshëm terrorist nga “al Kaida”.

Përkrahësit e Klintonit në qytetin e Nju-Jorkut po bëjnë telefonatat e fundit për të bindur të pavendosurit para zgjedhjeve, në shtetet ku rezultati është i pasigurt. Dhe shumë sondazhe tregojnë se gara po ngushtohet mes republikanit Tramp dhe demokrates Klinton.

Jashtë, maratonomakë në qytet kaluan vijën e finishit dhe mijëra e policë ishin në gatishmëri. Zyrtarë të zbulimit amerikane thanë se ka informacion rreth një sulmi të mundshëm ditën e zgjedhjeve ose para tyre, në shtetet e Virxhinias, Teksasit dhe Nju-Jorkut.

Nuk kishte informacion specifik, por zyrtarët në Nju-Jork, gjithmonë në gatishmëri, e marrin seriozisht.

Rreziku është i një rëndësie të veçantë për qytetin e Nju-Jorkut, ngaqë të dy kandidatët për president do të jenë aty mbrëmjen e së martës. Klinton do të jetë në një qendër panairesh me një tavan qelqi dhe Tramp në një hotel disa minuta nga shtëpia e tij në kullën “Trump”.

Nesër është dita e zgjedhjeve dhe zyrtarët premtojnë se do të mundin çdo përpjekje që ndërhyn me mbarëvajtjen e demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat