Ki-moon shpreson që Trump të mos i mbajë premtimet

Amerika

Ki-moon shpreson që Trump të mos i mbajë premtimet

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 22:18
Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha sot se është i bindur se presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Deklarata e Sekretarit Ki-moon vie pasi Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte deklaruar se do të tërhiqet nga marrëveshja.

"Ai dha shumë deklarata shqetësuese, por unë jam i sigurt që ju do të kuptoni rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën", tha Ki-moon në një intervistë për AFP.

Ki-moon uroi fitoren Trump dhe tha se njerëzit në të gjithë botën presin nga Shtetet e Bashkuara për të vepruar në favor të së mirës së përbashkët.

Tramp u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat