Trump zgjedh shefin e stafit

Amerika

Trump zgjedh shefin e stafit

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 22:58
Reince Priebus

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka zgjedhur kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan, Reince Priebus  si shefin e ardhshshëm të stafit.

Ai thuhet se ka lidhje të mira me Trump dhe kryetarin e Dhomës Paul Ryan, i cili kundërshtoi shumë prej politikave të Trump gjatë fushatës, njoftojnë mediat amerikane.

Trump njoftoi gjithashtu  se Stephen Bannon, do të shërbejë si strateg kryesor.

Trump pritet të marrë përsipër Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kur Barack Obama  të japë dorëheqjen pas dy mandateve në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat