Ish-gruaja i kërkon Trumpit ta bëjë ambasadore

Amerika

Ish-gruaja i kërkon Trumpit ta bëjë ambasadore

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 20:27
Donald Trump me Ivana Trump

Me zgjedhjen e ish-bashkëshortit të saj në postin e presidentit, me të cilin ka tre fëmijë, Ivana Trump mendon të kthehet në vendin e saj të origjinës, madje si përfaqësuese diplomatike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë lajm e konfirmon vetë Ivana Trump për gazetën ”New York Post”, transmeton atsh.

“Është vendi nga vij, është gjuha ime dhe të gjithë më njohin”, deklaroi Ivana.

"Do t’i kërkoj Trumpit të më emërojë ambasadore në Republikën Çeke”, ka shtuar ajo.

”Jam mjaft e njohur në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikë. Kam shkruar tre libra që janë përkthyer në 25 gjuhë dhe shpërndarë në 40 vende. Më njohin me emrin tim, Ivana dhe nuk kam nevojë për mbiemrin Trump”, ka thënë Ivana Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat