Obama: Trump keqpërdori fushatën, paralajmëron vendet industriale që të mbrohen nga populizmi

Amerika

Obama: Trump keqpërdori fushatën, paralajmëron vendet industriale që të mbrohen nga populizmi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 nëntor 2016 Në ora: 20:32
Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëron për një “rrymë të fshehtë që kërkon përçarjen e shoqërisë amerikane.” Shumë sosh nuk ndryshojnë nga ato rryma që kërcënojnë demokracinë evropiane, tha Obama në intervistën ekskluzive për ARD dhe SPIEGEL, njofton BOTA SOT. “Emigrimi dhe fytyra tjetër e kombit amerikan - kjo ka lënë paksa ndikim te njerëzit,” tha Obama, duke shtuar se “Trump ishte në situatë, disa nga këto frikëra ti keqpërdorë në fushatë.”

Në vijim Obama tha se nëse Trump do vijojë me retorikën e tij përçarëse ose do e zbusë atë, do shihet në vitet e ardhshme dhe ndikimi i saj që do lë në shoqërinë amerikane. Ai këshilloi edhe vendet industriale si Britania, Gjermania dhe Franca se mund të preken nga përçarja në “rast se nuk zhvillohet ekonomia dhe shtohet pabarazia.”


Interesante që Barack Obama rallë e përmend Donald Trumpin në emër, por zakonisht me fjalinë “presidenti i ri” ose “pasardhësi im”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat