Pence: Romney konsiderohet për postin e sekretarit të shtetit

Amerika

Pence: Romney konsiderohet për postin e sekretarit të shtetit

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 18:15
Republikani Mitt Romney dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump

Nënpresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Mike Pence ka konfirmuar se ish kandidati republikan për president, Mitt Romney është “nën shqyrtim aktiv” për të shërbyer si sekretar i shtetit i SHBA-së, së bashku me kandidatët e tjerë.

Pence i bëri këto deklarata gjatë një interviste me televizionin Fox vetëm një ditë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump, u taku a me Romney i cili e pati kritikuar gjatë fushatës zgjedhore.

Trump tha se takimi ishte “shumë i mirë” megjithë spekulimet se u diskutua edhe për çështjen e diplomatit kryesor.

Pence i tha Fox news se Romney, që garoi pa sukses kundër Barack Obamës më 2012, shfaqi vullnetin që të merret parasysh për këtë pozitë.

Romney e akuzoi Trumpin për “mashtrim” gjatë fushatës dhe u bëri thirrje republikanëve që të mos e votojnë.

Trump iu përgjigj duke e quajtur Romneyn “humbës” dhe “kandidat të dështuar”.

Megjithëkëtë, Romney i telefonoi Trumpit javën e kaluar për ta uruar për fitoren e befasishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat