Sondazhi: Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump do të bëjë punë të mirë si president

Amerika

Sondazhi: Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump do të bëjë punë të mirë si president

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:18
Donald Trump

Dy javë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, shumica e amerikanëve thonë se presidenti i sapo zgjedhur, Donald Trump, do të bëjë punë të mirë si president.

Por, pak prej tyre e aprovojnë mënyrën se si Trump është marrë me tranzicionin deri më tani [kalimin e pushtetit nga Obama te Trump], sipas një sondazhi të ri të CNN/ORC.

Një shumicë e ngushtë (53%) e amerikanëve mendojnë se Trump do të bëjë një punë shumë të drejtë apo të mirë si president, ndërsa 40% thonë se kanë shumë besim në Trumpin për t’u marrë me ekonominë.

Kjo përqindje e ka tejkaluarën përqindjen e besimit që amerikanët kishin treguar për Barack Obaman, George W.Bush, Bill Clinton apo Ronald Reagan, para inaugurimeve të tyre si president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat