Trump e anulon takimin me New York Times, e ofendon rëndë gazetën

Amerika

Trump e anulon takimin me New York Times, e ofendon rëndë gazetën

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 13:43
Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka anuluar një takim që vetë e kishte thirrur për sot me të përditshmen amerikane, New York Times.

Trump kishte kërkuar takim me shefat ekzekutivë të New York Times, si dhe ishte pajtuar që të takohej me gazetarët dhe kolumnistët e saj.

Por, Trump ka shkruar në Twitter: “Kushtet dhe termet [e takimit] u ndryshuan në minutën e fundit”.

Ai e ka quajtur dështim New York Times-in, një ofendim favorit i Trumpit ky.

Minuta më vonë, Trump shkruan përsëri në Twitter: “Aspak mirë.”

“Mbase një takim i ri do të caktohet me New York Times. Në ndërkohë, ata vazhdojnë t’i mbulojnë ngjarjet e mia në mënyrë jo korrekte dhe me një ton të ndyrë.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat