Motra e Fidel Castros nga SHBA: Nuk i shkoj në varrim

Amerika

Motra e Fidel Castros nga SHBA: Nuk i shkoj në varrim

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 10:12
Pikturë murale ne Nikaragua, Danile Ortega me Fidel Castro

Mediat në Nikaragua shkruajnë sot se lideri kuban, Fidel Castro, ka vdekur në moshën 90-vjeçare ditën e premte, dhe bëjnë një raport të vendeve që po e nderojnë kujtimin e tij.

HONDURASI

Qeveria e Hondurasit ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta ndaj autoriteteve dhe popullit të Kubës për vdekjen e Castro.

“Populli dhe qeveria e Republikës së Hondurasit shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta dhe të përzemërta dhe simpatinë për popullin dhe qeverinë e republikës së Kubës për vdekjen e ish-Presidentit Fidel Castro,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Hondurasit, shkruan laprensa.

VENEZUELA

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhjetra mbështetës dhe mjekët kubanë bënë të shtunën në mëngjes një homazh pas vdekjes të Fidel Castro në mauzoleun ku prehen eshtrat e ish-presidentit Hugo Chavez.

“Kuba dhe Venezuela, një flamur” thanë ata që ndiqnin zhvillimet në Karakas, të drejtuar nga presidenti Maduro, gruaja e tij Cilia Flores dhe ambasadori i Kubës, Rogeliu Polanco.

Venezuela caktoi tre ditë zie kombëtare për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e përjetshme të Castro, që ishte një mik i ngushtë i Chavez.

NIKARAGUA

Nikaragua ka dekretuar 9 ditë zie kombëtare për vdekjen e Fidel Castro. Gjatë këtyre ditëve, sipas dekretit presidecial, flamuri i Nikaraguas do të valëvitet ën gjysmë shtizë.

Daniel Ortega ka vënë në dukje në një fjalim të tij, vizitën e liderit kubanez në vitin 1985, që e vizitoi dy herë Nikaraguan.

Daniel Ortega dhe gruaja e tij Rosario dolën në Sheshin e Revolucionit në homazh të Fidel Castro, në një ceremoni që u ndoq nga ambasadori kuban dhe zyrtarët më të lartë të vendit.

RUSIA

Presidenti ruS Vladimir Putin ka telefonuar homologun e tij kuban Raul Castro për ta ngushëluar për vdekjen e liderit të revolucionit kuban, Fidel Castro. Putin tha se CasTro ishte një politikan I shkëlqyer që i shërbeu vendit të tij me devotshmëri dhe fitoi respektin e bashkësisë ndërkombëtare. Dje në mëngjes, Putin dërgoi një telegram ngushëllimi në të cilin e përshkroi Castro, si një symbol të një epoke të historisë bashkëkohore.

ALGJERIA

Presidenti Algjeria Abdelaziz Bouteflika ka dekretuar 8 ditë zie për vdekjen e liderit kuban Fidel Castro të cilin ai e quajti “një mik të madh personal” dhe për popullin algjerian.

MOTRA E FIDEL CASTRO NË SHBA

Juanita Castro, një nga motrat e Fidel Castro, e mërguar në Majami, ka thënë se i vjen keq për vdekjen e udhëheqësit të Revolucionit, por nuk do të marrë pjesë në varrimin e tij. “51 vjet më parë kam ardhur në mërgim në Majami si të gjithë kubanët për të gjetur një vend për të luftuar për lirinë e vendit të tyre,”tha Castro për  “El Nuevo Herald”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat