Policia vret autorin e sulmit në Ohajo

Amerika

Policia vret autorin e sulmit në Ohajo

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 18:09
Pamje pas sulmit në Ohajo

Mediat amerikane raportojnë se autori i dyshuar i sulmit në Universitetin Shtetëror të Ohios është vrarë para pak çastesh.

Raportohet për nëntë persona të plagosur në sulm.

Kampusi i universitetit është mbyllur dhe studentët janë paralajmëruar përmes Twitterit që të “Vrapojnë, Fshihen dhe Luftojnë”.

“Vazhdoni të strehoheni në zonën e kampusit verior. Ndiqeni udhëzimet e policisë në vend të ngjarjes,” kanë shkruar në Twitter autoritet amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat