Hiri i Castros udhëton 900 km deri te vendi ku do të varroset

Amerika

Hiri i Castros udhëton 900 km deri te vendi ku do të varroset

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 11:44
Ky udhëtim do të rikrijojë turneun e fitores të ndërmarrë nga Castro pasi e mori pushtetin në vitin 1959, por në kahun e kundërt.

Mbetjet mortore të liderit të ndjerë kuban, Fidel Castro do të largohen nga kryeqyteti i vendit, Havana më 30 nëntor.

Hiri i lideri revolucionar kuban do të transportohen 900 kilometra për në qytetin juglindor të Santiagos.

Ky udhëtim do të rikrijojë turneun e fitores të ndërmarrë nga Castro pasi e mori pushtetin në vitin 1959, por në kahun e kundërt.

Hiri i tij do të varroset më 4 dhjetor në varrezat e qytetit të Santiagos “Santa Ifigenia” në një funeral ku pritet të marrin pjesë liderët majtist të Amerikës Latine dhe disa diplomatë të tjerë.

Më 29 nëntor, dhjetëra mijëra njerëz e kanë mbushur sheshin e revolucionit të Havanës për të bërë nderimet e fundit për Castron.

Marshi është mbyllur nga presidenti actual kuban, Raul Castro i cili iu referua vëllait të tij të ndjerë si lideri i revolucionit “për të ndershmit, nga të ndershmit”.

Fidel Castro që e ka udhëhequr Kubën në një sistem një partiak për gati gjysëm shekulli, ka vdekur në moshën 90 vjeçare më 25 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat